Transmetuar më 10-06-2023, 12:13

Dy ndeshjet eliminatore ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, më 17 dhe 20 qershor, mund të jenë edhe shansi i tij për të luajtur në sulm. Pavarësisht kthimit pas gati 3 vitesh në kombëtare të Armando Sadikut, lojtarë të rinj e me të ardhme si Ernest Muçi kanë pse shpresojnë se do të ketë minuta aktivizim edhe për ta. Sulmuesi 22-vjeçar i Legias ka dalë në konferencë për shtyp nga rezidenca e kombëtares dhe ka bashkëbiseduar me gazetarët për çështje të ndryshme.

Si po vijon grumbullimi?

Ndihem krenar dhe i lumtur që jam pjesës e listës së kombëtares për këto dy ndeshje. Mendoj se trajneri ka besim tek unë, pasi kemi komunikuar rregullisht. Jam shumë i lumtur.

Si është të luash me kombëtaren?

Më është realizuar ëndrra, qëllimi ynë është të marrim pjesën në finalet e Kampionatit Europian, ndaj duhet të jemi shumë të fokusuar. Tani na duhet të marrim fitoren në ndeshjen e pare në shtëpi.

Çfarë prisni nga dy kualifikueset e qershorit?

Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe besoj se do t’ia dalim të marrim maksimumin ndaj Moldavisë dhe ishujve Faroe.

Si shkoi kampionati juaj me Legian?

Ai polak është një kampionat shumë i fortë, Legia bëri një sezon të mirë. Në aspektin personal mund të kisha bërë më shumë, por edhe kështu jam mirë.

Cila është strategjia e trajnerit?

Ideja e trajnerit është shumë e mirë për mua dhe lojtarët e tjerë, por kryesorja është të marrim pikët nga dy ndeshjet që na presin.

Konkurrenca me Cikalleshin, Uzunin dhe Sadikun për të luajtur në kombëtare…

Të gjithë kanë bërë mirë me ekipet e tyre, normale që ka konkurrencë, por kryesore është që të paraqitet mirë kombëtarja. Do të isha i lumtur nëse fiton kombëtarja, edhe po të mos luaja vetë.

Si është të luash me kombëtaren në “Arena Kombëtare”?

Është një ëndërr të luaj për kombëtaren në këtë stadium. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kombëtares, shpresoj të bëj sa më mirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd