Transmetuar më 10-06-2023, 11:57

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier.

Një motor policie është përplasur me një furgon, e si pasojë është lënduar efektivi i policisë.

Drejtuesi i motorit është shoqëruar nga autoambulanca për në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia informon se ‘rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd