Transmetuar më 09-06-2023, 14:15

Berat- Sherri përfondon me të shtëna armësh në një lokal në Berat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lokalin "Bar Kristi" në lagjen "30 Vjetori" në Berat,ku mësohet se ka nisur sherri mes tyre.

Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke tmerruar banorët e lagjes.Pas kësaj, 55-vjeçari Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari Emiljano Zoga, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin, u larguan nga vendngjarja.

Në vendin e ngjarjen kanë mbërritur forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e zonës, ku edhe po kërkohen gëzhojat. Po kështu,policia është duke pyetur edhe dëshmitarë në vendngjarje, për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj.

Paraprikisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit, 55-vjeçarit Ilir Mamurani.

Policia informon se ‘në lagjen "30-vjetori", dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve I. M., 55 vjeç dhe E. Z., 25 vjeç, shtetasi I. M. ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 55-vjeçarit. Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi E. Z., për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konfliktit.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd