Transmetuar më 09-06-2023, 12:59

Gjatë një komunikimi me mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar sot të gjithë deputetët e opozitës, të bashkohen e të bëjnë më të mirën për PD.

Berisha: Në përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme krmi me Edi Ramën, të gjithë deputetët e tjerë janë gati të kenë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi sepse ata në moment kritik e themelor, mbështetën kandidatët e primareve. Mbështetën statutin e PD dhe ky është investimi i tyre, nuk ndodh kjo për Berishën por këtu investuan në partinë që i përkasin,. Ndaj tyre është plotësisht e hapur.

Jo që nuk bëj një hap mbrapa, por bëj hapa para për t’i ftuar që të ulen, të diskutojnë e të vendosin për më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit.