
Milano po përgatitet për natën e madhe. Milano interiste tashmë shkëlqen me ngjyrat zikaltër dhe flamujt që valëviten në ballkone. Për shkak se Interi ka shkuar tashmë në Stamboll, e ka arritur një qëllim të paimagjinueshëm dhe jo të papritur.
Prandaj, krenaria e fansave të tij po mbush sheshet, rrugët dhe shtëpitë e qytetit një ditë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City. Dhe nesër në mbrëmje ajo krenari do të derdhet në zemrën e “San Siros”, ku 46.200 zemra të shqetësuara do të ndjekin ndeshjen kundër “qytetarëve” të Pep Guardiolës. Prandaj lind nevoja për një plan të rëndësishëm dhe masiv sigurie.
“San Siro”, por jo vetëm do të jenë nën mbikqyrjen e policisë. Nga ‘Piazza Duomo’ në ‘Piazza Castello’ e deri te të gjitha qendrat e tjera nervore të qytetit, Prefektura dhe Selia e Policisë kanë përgatitur gjithçka për të siguruar frekuentimin maksimal.
Kontrollet me një numër të madh agjentësh do të nisin në mëngjes. E gjithë zona përreth stadiumit, ku do të mblidhet pjesa më e madhe e tifozëve, do të jetë e rrethuar dhe e mbyllur për trafikun e zakonshëm.
Aty, si gjithmonë, do të ndalohet përdorimi i alkoolit, ndërsa brenda stadiumit do të lejohen birra me përmbajtje alkooli jo më shumë se 5 gradë. Në rast suksesi, pas ndeshjes, zikaltrit do të duhet të largohen nga stadiumi dhe përtej çdo festimi pasues në rrugët e Milanos, përshëndetja me ekipin duhet të planifikohet për të dielën pasdite, nga ora 15:30 e tutje, me Inzaghin dhe lojtarët në bordin e një autobusi të hapur turistik që do të ndjekin një rrugë të rënë dakord tashmë me policinë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





