Transmetuar më 09-06-2023, 12:04

Durrës- Zjarr në një nga qendrat tregtare të Durrësit, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes.

Është hera e dytë që kjo qendër tregtare përfshihet nga zjarri.

Pak ditë më parë, zjarri ra në të njëjtën godinë, në ambientet e ish- hipotekës.

Godina ku ndodhet qendra tregtare e Durrësit ka qenë ish-fermentimi i fabrikës së duhan-cigareve.

Nuk ka të lënduar nga zjarri i sotëm, ndërsa zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd