
SHBA- Të paktën 9 mijë foto, ku djali i presidentit amerikan, Joe Biden, shfaqet duke marrë drogë, duke bërë seks dhe duke pozuar lakuriq me prostituta, kanë përfunduar online.
Mediat e huaja shkruajnë se imazhet në fjalë janë marrë nga laptopi i Hunter Biden dhe janë postuar në bidenlaptopmedia.com nga organizata jofitimprurëse e krahut të djathtë “Marco Polo”.
7,032 janë marrë nga aplikacioni i Hunter’s MacBook Pro iPhoto, 1,832 nga një kopje rezervë e iPhone XS të tij, 428 selfie të marra në një iPhone, 674 imazhe të dërguara në mesazhe me tekst.
“Daily Mail” shkruan se fotot janë realizuar mes viteve 2008 dhe 2019. Disa imazhe janë realizuar në Hawaii, Cabo San Lucas, Republikën Domenikane, Kinën perëndimore, Londër, Paris, Romë, Beograd, e madje në Kosovë dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Marco Polo’ redaktoi nuditetin e fotove si dhe numrat e llogarive në pasqyrat bankare, kartat e kreditit dhe numrat e sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera. Pritet që përmbajtja e fotove do të përbëjë një tronditje për familjen e Biden, pasi ato përfshijnë edhe foto të anëtarëve të familjes në kohën kur kanë qenë të mitur, por edhe të tjerëve në momente intime.
Rikujtojmë, se themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, është kritikuar gjerësisht mes republikanëve pasi pranoi në një intervistë se Facebook kishte kufizuar me dashje historinë e laptopit të djalit të Joe Biden, Hunter, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.




Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





