
Disa orë pasi "jo"-ja e Messit ndaj Barçës u konfirmua, Xavi Hernández foli për "Jijantes". Këto ishin deklaratat e tij për argjentinasin: “Kam vënë re një ndryshim te Messi në ditët, javët e fundit. Ndoshta nuk e kisha parë kaq qartë javët e fundit.
Ju duhet ta respektoni atë. Duhet ta vendosni veten në situatën e tij, duhet të keni empati. Të jesh Messi nuk duhet të jetë e lehtë, ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes, sepse duhet të jetë një ’10’ në çdo gjë. Ai kurrë nuk ka paqe mendore.
E pa që këto dy vitet e fundit nuk i ka kaluar mirë dhe tani është në kërkim të qetësisë shpirtërore. Kemi folur shumë. Na emocionoi të gjithëve fakti se mund të kthehej. Ishte ideale për klubin dhe për të, por ndonjëherë rrethanat nuk ndihmojnë që gjërat të ndodhin.
Leo dëshiron një jetë më të qetë dhe më familjare. Është një vendim personal dhe duhet ta respektojmë. Ai është lojtari më i mirë në histori. Isha i bindur se mund të kthehej. Nëse e thashë hapur këtë ndodhi sepse nuk dua të mashtroj katalanasit.
Vendimi varej nga ai, por rrethanat nuk e kanë ndihmuar. I uroj më të mirën, nuk ka qenë një situatë e lehtë për të. Ishte babai i tij që i telefonoi klubit për të thënë se nuk do të vinte te Barça”.
Trajneri blaugrana u përgjigj edhe mbi lajmet se Barcelona mund të zgjedhë kthimin e Neymar tashmë, meqë dështoi me Messin: “Jo, nuk është në planifikimin tonë. Kemi prioritete të tjera. Na duhet një zëvendësues për Busquets dhe një mesfushor i brendshëm.
Emrat janë në tavolinën e menaxhmentit sportiv. Do të shohim nëse mund të bëhen këto nënshkrime, sepse është çështja e ‘fair play financiar’. Kemi tri ose katër plane në rast se njëra dështon”.
Dembélé – “Ai është i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë, ma ka thënë gjithmonë. Ousmane është dikush shumë i dashur dhe i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes. Ai na jep shumë gjëra në fushë”.
Liga e Kampionëve – “Nuk konkurruam mirë. Sezonin tjetër do të jetë më mirë, sepse skuadra është mësuar të fitojë. Kjo është arsyeja pse ishte kaq e rëndësishme për të fituar titullin e La Liga-s.
Në Ligën e Kampionëve kemi konkurruar mjaft mirë brenda asaj që është e mundur, por kemi pasur grupin më të vështirë të viteve të fundit. Megjithatë, nuk është justifikim. Barça nuk mund të eliminohet në fazën e grupeve”.
Kimmich – “Ne u takuam në Katar dhe folëm shumë. Ai ka një kontratë me Bayern Munich dhe është shumë e vështirë për shkak të situatës sonë financiare. Do të vareshim nga qëllimi i tij për të ardhur te Barcelona dhe për të folur vetë me klubin e tij”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





