
Nuk flitet për asgjë tjetër. Largimi i Leo Messit nga futbolli evropian dhe zbarkimi i tij i menjëhershëm tek Inter Miami ka bërë të gjitha titujt kryesorë të shtypit sportiv në 24 orët e fundit.
Gjithashtu ka monopolizuar emisionet e lajmeve apo emisionet sportive. Një nga ata që ka marrë pjesë në këtë valë mediatike ka qenë Sergio ‘Kun’ Agüero, një mik i ngushtë i Messit, i cili foli në "ESPN Deportes" për lëvizjen e shtatë herë fituesit të "Topit të Artë".
“Më ndjek si hije kudo, – tha ai me humorin e tij të zakonshëm. – I thashë: shko diku tjetër, por do të më duhet ta duartrokas në MLS”. Agüero aktualisht jeton në Miami, ku më pak se një vit më parë ai ndërtoi një rezidencë të madhe.
Fenomeni me Leon nuk ka vonuar dhe biletat për debutimin e tij kanë "avulluar". Në fakt, kur Agüero shkoi të kërkonte një biletë për prezantimin e Leos zbuloi se ishte e pamundur.
Kun përfundoi duke e parë vendimin e mikut të tij kështu: “Ai zgjodhi paqen e mendjes në vend që të vazhdojë të jetojë me atë presion si te PSG dhe në futbollin absolutisht elitar”.
Duke iu kthyer zgjedhjes së Messit: "Ishte befasuese për të gjithë, sepse u fol shumë për Barcelonën. Në fund, vendimi i takonte atij. Mesa duket kërkonte më shumë lumturi sesa të vazhdonte me atë presion si në Europë; të fitonte, të fitonte dhe të fitonte. Nuk është e lehtë në moshën e tij kjo. Ka mijëra gjëra pas të luajturit futboll, por mendoj se ai bëri mirë që kërkoi lumturinë për veten dhe familjen e tij".
Inter Miami, klubi i ri i Lionel Messit, nuk ka një qasje të mirë sportive, është i fundit në Konferencën Perëndimore. Për këtë e ka ngacmuar me shaka edhe Aguero: “Folëm pak kohë më parë. I dërgova renditjen e Inter Miami dhe i thashë: më dëgjo, skuadra jote është e fundit. Më mirë ta vendosësh në vendin e nëntë apo të tetë që të hyjmë në ‘play-off’ (qesh).
Leo vjen në mes të korrikut mendoj, por unë do ta shoh atë, padyshim. Duke luajtur këtu do të dëshirojë të fitojë, por do të duhet të argëtohet, të kalojë sa më mirë. Nuk e di nëse do ta fitojë çdo ndeshje. Kur luan më lirshëm, më argëtues, gjërat shkojnë më mirë për ty”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





