
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ka shansin ta mbyllë sezonin e parë në Premier League me tre trofe të fituar. Finalja e Champions League ndaj Interit po afron dhe norvegjezi është rrëfyer në mikrofonat e "Uefa.com". Ja çfarë tha ai:
"Do të jetë një ndeshje speciale. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve. Do të jetë nder të luaj të shtunën, por mbi të gjitha na pret një ndeshje për t’u fituar kundër një Interi të shkëlqyer. Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ndaj duhet ta përfundojmë në mënyrën më të mirë. Mezi presim të dalim në fushë”.
Haaland thotë se është mjaft i kënaqur me sezonin tim të parë në Manchester: "Guardiola dhe i gjithë stafi pas tij bëjnë gjithçka për të na ndihmuar të arrijmë në formën më të mirë në çdo ndeshje. Unë tashmë kam mësuar shumë nga Pep dhe jam i sigurt se do të mësoj më shumë.
E dija se po shkoja në një ekip ku do të kisha mundësinë të shënoja gola. U përshtata menjëherë dhe jam shumë i lumtur me sezonin tim të parë këtu në Manchester. Çfarë më befasoi mua te Manchester City, kur mbërrita? Gjithmonë e dija se do të ishte një sfidë e re dhe diçka ndryshe nga përvojat e mëparshme, por po e shijoj vërtet.
E dija që trajneri, ekipi, stafi, objektet sportive dhe gjithçka tjetër në lidhje me klubin do të kishin qenë të një standardi shumë të lartë, dhe pikërisht ky është rasti. Intensiteti është shumë i lartë në Premier League, çdokush mund të mundë këdo dhe gjithmonë duhet të jesh në maksimum për t’i fituar ndeshjet.
Një fjalë për të përshkruar Manchester City? Absolutisht një klub i mahnitshëm. Ne të gjithë ndajmë të njëjtën uri për fitore çdo ditë. Jemi aty për njëri-tjetrin. Është një grup vërtet i veçantë djemsh, por po ashtu edhe trajneri, stafi teknik e drejtues. Objektivat? Ta ndihmoj skuadrën të fitojë trofetë në fund të sezonit duke shënuar sa më shumë gola".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





