
Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës janë alarmuar nga një ndodhi aspak e zakontë.
Një helikopter ka zbrazur një sasi të konsiderueshme të një lënde në ngjyrë blu në të gjelbër, në atë pjesë të zonës.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Policia apo autoritetet ushtarake.
Qindra qytetarë kanë dërguar video dhe foto nga një helikopter i cili pasi ka bërë disa xhiro mbi kokat e tyre, ka zbrazur një sasi të konsiderueshme të një lënde misterioze në ngjyrë blu në të gjelbër.
Nuk dihet se si një helikopter i paidentifikuar të mund të hedh kaq lehtësisht një substancë të paidentifikuar në një zonë të banuar, mbi kokat e qytetarëve të pambrojtur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





