
Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta në Himarë.
23- vjeçari ka goditur me grushte duke e dëmtuar rëndë 55-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi, 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.” citon policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





