Transmetuar më 09-06-2023, 08:26

“Maya”, një program televiziv që i kushtohet analizës së jetës së personazheve të famshëm, ka bërë një zbulim bombastik për fëmijët e Cristiano Ronaldos. Para se të bëhej baba i Alana Martina, vajza e parë e yllit portugez, nëna biologjike e së cilës njihet, CR7 dyshohet se iu drejtua surrogacitetit për të qenë babai i Cristianinho, Eva dhe Mateo.

Më pas solli në jetë Alana Martina dhe Bella Esmeralda, rezultat i marrëdhënies së tij me Georgina Rodríguez. Tani, programi televiziv në fjalë ka zbuluar se Georgina është bërë “legalisht” nëna e binjakëve: “Ne e dimë me siguri se, në të njëjtën kohë kur bëri një testament, Georgina u bë nëna e ligjshme e binjakëve.

Për momentin, Georgina ka katër fëmijë me Cristiano Ronaldon. Eva dhe Mateo janë fëmijët e Georgina ligjërisht. Alana dhe Bella Esmeralda, janë gjithashtu vajzat e lindura prej saj. Në fakt, të gjithë fëmijët e thërrasin mama”.

Në të njëjtin program, Adriano Silva Martins foli për marrëveshjen paramartesore që kanë CR7 dhe modelja argjentinaso-spanjolle, e cila siguron edhe situatën e ndarjes si çift. Në rast divorci, Georgina qëndron në rezidencën e Madridit, në lagjen luksoze “La Finca”. “Unë imagjinoj se marrëveshja është bërë në fillim të marrëdhënies, 7 vite më parë, kur njerëzit filluan të shihnin se ishte lidhje serioze.

Georgina mbeti shtatzënë me Alana Martinën, e cila është vajza e parë e Cristiano Ronaldos në çift. Është e vërtetë që Cristiano e ka bërë këtë marrëveshje për të mbrojtur veten, ose në këtë rast Jorge Mendes, për të cilin thonë se është truri i gjithë këtij operacioni. Për ta mbrojtur yllin portugez, ish-agjenti i tij hartoi një kontratë ndarjeje me Georgina”, – shpjegoi gazetari.

Nga ana tjetër, “Maya” kujtoi testamentin e Ronaldos në Lisbonë, në të cilin ai "bëri një donacion nga ‘Casa de La Finca’ për Georgina".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd