Transmetuar më 08-06-2023, 14:31

Tiranë- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka pritur sot në një takim Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri në këtë rol të rëndësishëm.
“Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë dhe inteligjencën kombëtare.
Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





