Transmetuar më 08-06-2023, 11:20

Fëmijë të plagosur në një sulm me thikë në qytetin alpin francez

Pamje në vendngjarje nga Le Parisien

Disa persona, duke përfshirë të paktën gjashtë fëmijë të vegjël, janë plagosur në një sulm masiv me thikë në Francë, thotë ministria e brendshme e vendit, raporton noa.al.

Sulmi u krye nga një individ në parkun "Evropa", një shesh çlodhës në qytetin alpin të Annecy, në Francën juglindore, një qytet alpin pranë kufijve të vendit me Italinë dhe Zvicrën.

Individi është arrestuar “në sajë të ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”.

Raportohet se fëmijët e plagosur nga sulmi ishin rreth tre vjeç. Ata ndodheshin me prindërit në një park pranë një liqeni në qytetin Annecy. Papritur një person u afrua dhe nisi të qëllojë me thikë në trup fëmijët që gjendeshin duke luajtur në park. Gjithashtu ai qëlloi edhe dy të rritur.

Mediat franceze raportojnë se tre nga fëmijët janë në gjendje kritike.

Kryeministrja franceze Élisabeth Borne është rrugës për në Annecy.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin vlerësoi ndërhyrjen e shpejtë të forcave të sigurisë, duke thënë se i dyshuari ishte arrestuar.

I dyshuari mendohet të jetë një azilkërkues sirian, sipas raporteve nga Le Parisien, BFM TV dhe AFP që citon noa.al.

Individi me kombësi siriane kishte paraqitur kërkesën e tij për azil në Ofpra më 28 nëntor 2022. Ndërkohë, ai kishte marrë statusin e refugjatit në Suedi me një vendim të datës 26 prill 2023.

Ligjvënësit mbajnë një minutë heshtje

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Francës qëndrojnë për një minutë heshtje. Foto: Reuters

Foto tregon ligjvënësit francezë duke qëndruar në Asamblenë Kombëtare për një minutë heshtje për viktimat e sulmit në Annecy.

Vijon…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd