
Divorci mes Milanit dhe Paolo Maldinit, i dëbuar nga pronarët e kuqezinjve me një bisedë gjysmë ore në një hotel, shkakton gjithashtu diskutime për flamujt e klubit kuqezi. Carlo Ancelotti, i cili ka fituar dy Liga Kampionësh me kuqezinjtë, bie ndesh me Gerry Cardinale në thelb, duke parashikuar një të ardhme gri për klubin nëse ky do të jetë “modus operandi”.
“Në Madrid mësova se historia e një klubi duhet respektuar gjithmonë, – shpjegon trajneri me më shumë tituj të Champions League në historinë e futbollit europian, duke komentuar shkarkimin e tashmë ish-drejtorit teknik. – Këtu Di Stefano, Amancio, Gento, Puskas janë ende vlera ekskluzive, ndaj të cilave kemi nderim maksimal.
Për të ruajtur historinë në nivelet më të larta, duhet mbrojtur kujtesa e së kaluarës. Ajo që ndodhi me Maldinin tregon mungesë kulture historike, respekti për traditën milaniste. Nëse është e vërtetë që historia nuk fiton, është gjithashtu e vërtetë se historia të mëson se si të fitosh”, – shpjegoi Ancelotti në një intervistë për “Il Giornale”.
Më pas ai kaloi në një analizë se si Milani dhe klubet e tjera të lidhura me fondet e huaja po përpiqen të përballojnë “bukën” dhe rezultatet: “Klubet e futbollit që mendojnë se bëjnë biznes mbi frymën sportive janë të destinuara të dështojnë. Patronazhimi nuk ka më domethënien e mëparshme, por përfitimi është negativ”.
Shkarkimi i Maldinit u përjetua negativisht edhe në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve. Të mërkurën, Leao dhe Theo Hernandez, dy shtyllat e ekipit kuqezi, e kanë përshëndetur me dashuri ish-kapitenin legjendë të “Djallit”.
Dy mesazhe lamtumire që kishin edhe aromën e qëndrimit kundër lëvizjes së klubit, duke bërë të qartë se vendimi nuk iu pëlqente. Theo Hernandez i detyrohet gjithçka Maldinit, i cili e solli në Milano duke i dhënë një pikë kthese karrierës së tij.
“I trishtuar që më duhet t’i them lamtumirë dikujt që më besoi dhe më ndihmoi të bëhem lojtari që jam sot. Të uroj më të mirat dhe jeta të na bashkojë”, – shkruan francezi në rrjetet e tij sociale.
Njëlloj u dëgjua mesazhi i Rafael Leaos, i cili pas një negociate të gjatë me ish-drejtorin teknik ishte bindur të nënshkruante rinovimin me kuqezinjtë: “Një falenderim nuk mjafton. Një person shembullor me një zemër të pamasë dhe vendosmëri të pashoqe. Ishte kënaqësi të jetoja disa momente me ty, gjithë të mirat për të ardhmen”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





