Transmetuar më 08-06-2023, 09:44

Edhe Skënder Gega, kur e riktheu titullin kampion te Partizani mbas më shumë se dy dekadash “agjërim”, u largua nga drejtuesit e klubit të kuq. Mëkat, sepse një trajner kampion duhet të “blindohet”, jo të flaket.

Duket se kjo është një “sëmundje” e drejtuesve të “demave”, sepse të njëjtën gjë kanë bërë së fundi edhe me Giovanni Colella, trajnerin italian që i shpalli kampionë në kampionatin e fundit. Edhe pse flitet për gjasme dorëheqje të italianit, në fakt ai u detyrua të shkonte në këtë pikë.

Si fillim i larguan krahun e tij të djathtë, drejtorin sportiv Elton Marini, pastaj nisën kontakte me trajnerë të tjerë. Derisa dje, klubi i kuq njoftoi përmes kanaleve të tij zyrtare largimin e Colella:

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas një viti të suksesshëm, ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…

E falënderojmë për kontributin “mister” Colella, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do të mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER! Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”

Bivši napadač Sarajeva preuzima Hajduk | Avaz

Ndërkohë, burimet pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije se Zoran Zekic do të jetë pasardhësi i Colella. 49-vjeçari kroat ka parakaluar në momentet e fundit Tomislav Stipic, duke fituar kështu besimin e drejtuesve të kuq, teksa është bërë zgjedhje e parë për stolin e “demave”.

Zekic vlen të theksohet se në të kaluarën ka drejtuar Maksimir, Sheriff Tiraspol, Osijek, Diosgiori dhe Slaven Belupo. Vlen të theksohet se kroati 49-vjeçar e ka mposhtur Partizanin në përballjen që ka pasur kur drejtonte Sheriff Tiraspol.

Në dy duelet e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Europës, që Partizani u përball me Sheriff e Zekic, në Moldavi, skuadra shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 (1 gusht 2019), teksa goli u shënua nga Jasir Asani, ndërsa në duelin e parë humbi 1-0 në “Selman Stërmasi” (25 korrik 2019).

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd