Transmetuar më 08-06-2023, 08:39

Nuk ka kthim në Spanjë apo transferim në Arabinë Saudite. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të luajnë në SHBA me Inter Miami, klubin ekskluziv të David Beckham.

Pra, Leo Messi do të luajë në MLS, e ka vendosur të ardhmen e tij, pasi u nda me PSG. Pas thashethemeve të 7 qershorit, ishte vetë argjentinasi, ai që konfirmoi zgjedhjen e tij: as Barcelona, ​​as Al-Hilal, por një transferim në Amerikë dhe në veçanti në Florida.

Pak minuta më vonë erdhi njoftimi i klubit, i kompletuar me një postim ironik që përshkruante lajmet e rreme për një mbërritje të mundshme në Arabi ose një rikthim te Blaugrana-t.

Messi pati tri opsione për të ardhmen e tij, por në fund zgjodhi Inter MIami si ekipin e ri. Ai do të luajë në fushën e Beckham, president dhe pronar i klubit amerikan që synon të bëhet një “aktor” i madh në MLS së shpejti.

I lindur në vitin 1987, Messi do të luajë për Inter Miami, duke u larguar nga Evropa pasi fitoi gjithçka me Barcelonën dhe pasi kishte luajtur për dy vite, me dy tituj në Ligue 1, me fanellën e PSG. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, në fund të vitit 2022 e kompletoi palmaresin e tij, duke fituar Kupën e Botës, aq shumë të lakmuar, në Katar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd