Transmetuar më 07-06-2023, 16:45

Këshilli i Ministrave ka marrë sot një sërë vendimesh, ku mes tyre edhe shkarkime dhe emërime në detyrë.

Ami Kozeli është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të zhvilluar nga këshilli i ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd