
Historia e dashurisë mes Oriana Sabatinit dhe Paulo Dybala po ecën me shpejtësi. Për dashurinë e futbollistit, këngëtarja argjentinase la vendin dhe familjen e saj për t’u transferuar në Itali. Fillimisht në Torino dhe më pas në Romë, aq sa sot 27-vjeçarja ndihet shtetase italiane për të gjitha qëllimet.
"Mbiemri im është italian, origjina ime është italiane, kështu që do të doja të këndoja në italisht, – tha Oriana për “Corriere della Sera”. – Pas gjashtë muajsh të kaluar në Torino, kuptova që, në fakt, jetoja këtu. Sot ndihem një qytetare italiane".
Në të ardhmen, Sabatini, e cila është një fanse e madhe e Andrea Bocellit, Laura Pausini dhe Tiziano Ferro, nuk përjashton pjesëmarrjen në Festivalin e Sanremos.
A i jep Dybala këshilla gjysmës së tij më të mirë? "Ai është gjithmonë i sinqertë, – siguroi Oriana Sabatini. – Më jep komente të sinqerta. Unë e vlerësoj për këtë dhe e marr parasysh atë që thotë. Duke e dashur muzikën. Paulo është gjithashtu kompetent. Nëse i pëlqen një këngë, i pëlqen vërtet”.
Ajo foli edhe për Shakirën: "T’i këndosh tradhtisë menjëherë? Shpresoj që jo. Nëse ndodh, do të thotë që gjërat me Paulon nuk shkuan mirë. Sidoqoftë, mund ta bëja edhe unë si Shakira. Ndoshta, por duke mos u ekspozuar aq shumë. Kam qenë një fanse e Shakirës që e vogël. Kisha CD-të e saj dhe kopjoja stilet si kërcente”.
Që nga viti 2018 Oriana Sabatini është e dashura e Paulo Dybala. Historia mes të dyve ka lindur pas Kupës së Botës në Rusi. Sabatini është vajza e aktores venezueliane Catherine Fulop dhe aktorit e sipërmarrësit argjentinas, Osvaldo Sabatini. Ish-tenistja Gabriela Sabatini është tezja e saj. Oriana ka një motër më të vogël, Tiziana.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





