Transmetuar më 07-06-2023, 13:53

Të gjithë e duan Leo Messin. Kampioni argjentinas për dy javë do të mbushë 36 vjeç, por performanca e tij sportive vazhdon të jetë në nivelet më të larta. Numri 10 i kampionëve të botës ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me PSG dhe tashmë është rikthyer në merkato.

Dy ditë më parë, babai i tij menaxher ishte në Barcelonë, ku ende flitet për një rikthim të bujshëm të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”. Në Arabinë Saudite, skuadra e Al-Hilal pret një përgjigje pas ofertës së bujshme prej 400 milionë euro në sezon. Po kështu, orët e fundit po shfaqet një tjetër mundësi e bujshme.

Sipas mediave argjentinase, e ardhmja e Leo Messit mund të jetë në SHBA. Inter Miami i ka përshpejtuar negociatat për ta marrë kampionin argjentinas në Florida. Nga Amerika e Jugut flasin për një operacion shumë pranë mbylljes, ndërsa Messi pret ofertën formale nga Barça. Nuk do të kthehet në “telenovelë”, sepse brenda pak ditësh kampioni do të zbulojë të ardhmen e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd