Transmetuar më 07-06-2023, 12:24

E gjithë bota, e apasionuar pas futbollit, do të shikojë Manchester City-Inter, madje edhe ata që nuk kanë një lidhje të fortë me "sportin më të bukur në botë". Është e qartë se ky nuk është rasti me Adrianon.

Prej disa vitesh, “Perandori” është një ikonë e futbollit, veçanërisht me fanellën zikaltër. Kjo është arsyeja pse ai do ta ndjekë me entuziazëm të veçantë finalen e Champions League në Stamboll, më 10 qershor.

Në të vërtetë, do ta ndjekë edhe më shumë se me entuziazëm, sepse Adriano ka vendosur bast për triumfin e Interit, por konkretisht. Siç zbulohet në rrjetet e tij sociale, “Perandori” ka vënë bast pikërisht për fitoren e skuadrës së Simone Inzaghit: “Një biznes i vogël me Interin tim”.

Braziliani ka vënë bast 10.000 Real brazilianë, ose rreth 2.000 euro për Interin fitues të Ligës së Kampionëve, çka kuotohet me 7.50, me një fitim të mundshëm prej 75.000 Real brazilianë, ose 13.000 euro.

Me pak fjalë, një shumë e konsiderueshme për atë që ishte pjesë e rëndësishme e karrierës së tij dhe të kaluarës si futbollist.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd