Transmetuar më 06-06-2023, 23:19

Korçë- Vetëdorëzohet në polici burri që qëlloi gruan me thikë në Korçë.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e të dielës, ku Aleko Myrtollari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari.

Ishte vajza 16 vjeçare ajo e cila ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur nënën të plagosur.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje mes njëri tjetrit. Sipas komshinjve, ata kishin 1 muaj e gjysmë që kanë shkuar nga Tirana në Korçë.

Probleme kanë pasur vazhdimisht, dhe bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

Policia vendore informon se ‘shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 04.06.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, ku shtetasi Aleko Myrtollari, 46 vjeç, në banesë, tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, kanë vijuar kontrollet e pandërprera me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes.

Si rezultat i presionit të Policisë, rrethimit të zonës dhe pamundësisë së ikjes së tij, mbrëmjen e sotme, shtetasi Aleko Myrtollari, është vetëdorëzuar në Polici.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, bënë ndalimin e 46-vjeçarit, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd