Transmetuar më 06-06-2023, 21:10

Nga Enno Bozdo

Pas lajmit të sotëm të arrestimit të Vangjush Dakos, kori i tenorëve do të fillojë si zakonisht me tezat që reforma në drejtësi funsionon, dhe se korrupsioni po luftohet me sukses etj., etj…

Mund të ketë mjaft ata që e besojnë këtë përrallë, nisur nga aarrestimi i sotëm. Por kini parasysh se kjo që ndodhi sot, më mirë mos kish ndodhur, sepse është prova e një arrestimi të inxhinieruar me kujdes.

Së pari, drejtësia sapo ka lëshuar nga qelia Saimir Tahirin. Një shpullë turinjve kjo për ata që flasin për drejtësi të pavarur dhe sukses të reformës;

Së dyti, akuza për Dakon është qesharake kundrejt asaj që ai përfaqëson dhe që ka bërë.

I dalë në përgjime me krimin për blerje votash, me akuza shumë të rënda për korrupsion, për shkatërrim të trashëgimisë kulturore, akuzohet për një dëm minimal.

Nga kjo akuzë ka shumë gjasë që pas një viti të dalë i palagur, ose me dënim minimal si kolegu i tij Saimir Tahiri që mbolli me drogë vendin dhe shkatërroi Policinë e Shtetit;

Së treti, çudia zgjat më pak se tre ditë. Ndërkaq, Alabbar vazhdon duke shitur apartamente në ajër në Portin e Durrësit, ndërsa Porti është duke u mbyllur dhe dëmi ekonomik është i pamasë!

Gëzuar refomën në drejtësi! Është e embël dhe e shijshme si një akullore Durrësi!