Transmetuar më 06-06-2023, 15:09

Çelet të mërkurën Panairi i 19-të Ndërkombëtar i Industrisë Kulturore i Kinës

Nga 7 deri më 11 qershor, do të organizohet Panairi i 19-të Ndërkombëtar i Industrisë Kulturore në Shenzhen të Kinës Jugore.

Ky panair do të zhvillohet kryesisht me prani fizike dhe pjesërisht në internet.

Qysh nga viti 2004, kur filloi të organizohet, përmasat, numri i vizitorëve dhe niveli i ndërkombëtarizimit i këtij panairi janë rritur në mënyrë të pandërprerë, duke u bërë një nxitës i rëndësishëm i zhvillimit të industrisë kulturore kineze, një platformë e rëndësishme për përhapjen e kulturës kineze dhe një dritare e rëndësishme për zgjerimin e hapjes kulturore të Kinës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd