Transmetuar më 06-06-2023, 13:28

Protestat e dhunshme duket se janë qetësuar në veri të Kosovës, pas disa ditësh tubimesh.

Në Komunën e Leposaviqit ushtarët e KFOR-it kanë luajtur sot lojën e tërheqjes së litarit bashkë me serbët lokalë, të cilët kanë qenë duke protestuar më herët para objektit të Komunës.

Duket se e gjithë kjo është bërë për të shtensionuar situatën e krijuar prej më shumë se një jave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd