
Sezoni i PSG përfundoi zyrtarisht me një humbje në "Parc des Princes" kundër Clermont. Një humbje pa dhimbje, sepse PSG ishte shpallur tashmë kampion i Francës dhe Kylian Mbappé u bë golashënuesi më i mirë në kompeticion.
I pranishëm në Çmimin e Madh të Spanjës të Formula 1, sulmuesi foli edhe për finalen e radhës të Ligës së Kampionëve, të planifikuar për të shtunën mes Manchester City dhe Interit.
“Finalja e Champions League do të jetë fantastike, do ta shikoj nga televizori. Mendoj se Manchester City do të fitojë”, – tha ai për "Sky Sports".
Kylian Mbappe's Champions League final prediction…👀🏆pic.twitter.com/nxQO2sgfsD
— Sky Sports (@SkySports) June 4, 2023
Arritja në finale – Ka qenë një rrugë shumë e vështirë si për Manchester City, ashtu edhe për Interin rruga drejt finales. Të dyja skuadrat duhej të kalonin kundërshtarët kryesorë deri këtu. Skuadra e Guardiolës mbeti e pamposhtur në Grupin G, pasi fitoi katër nga gjashtë ndeshjet e saj, duke barazuar dy të tjerat. Ajo përfundoi e para e grupit me 14 pikë, përpara Borussia Dortmund, Sevilla dhe Kopenhagen.
Ndërkohë, Interi pati një fillim shumë të ndërlikuar të sezonit, me zikaltrit të vendosur në Grupin C së bashku me Bayern Munich, Barcelona dhe Viktoria Plzen. Megjithatë, të besuarit e Simone Inzaghi ia dolën, duke marrë tri fitore, një barazim dhe dy humbje, me 10 pikët që rezultuan të mjaftueshme për të siguruar vendin e dytë në grup.
Manchester City në raundet e eliminimit direkt duke mposhtur RB Leipzig me rezultatin e përgjithshëm 8-1, ndërsa Interi mposhti Porton 1-0 (rezultati i dy ndeshjeve). Përsëri, skuadra e Pep Guardiolës nuk e hoqi këmbën nga pedali i gazit në çerekfinale, pasi mposhti Bayern Munich 4-1 në total.
Interi e pati pak më të rehatshme këtë herë, pasi mposhti Benfikën 5-3 në total, për të arritur në gjysmëfinale, ku e priste euro-derbi i ashpër me Milanin. Zikaltrit triumfuan 3-0 në total në dy ndeshjet e zhvilluara në “San Siro”. Manchester City pati një sprovë të vështirë kundër fituesit serial të Ligës së Kampionëve, Real Madridi, por e kaloi me dominim total 5-1.
Nga ana e tij, Mbappe e gjeti rrugën e rrjetës shtatë herë në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, me atë shifër që aktualisht e vendos atë të tretin në listën e golashënuesve më të mirë. Ai është i barabartë me Vinicius Junior të Real Madridit. Para tyre është anësori i Liverpool, Mohamed Salah, me tetë gola.
Ylli i Manchester City, Erling Haaland, kryeson me 12 gola, me norvegjezin në gjendje ta rrisë këtë shifër kundër Interit, të shtunën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





