
Polemikat pas eliminimit të Romës në finalen e "Europa League" në Budapest, ku verdhekuqtë humbën me penallti ndaj Sevilla, nuk u shuan. Pas protestave të José Mourinhos për gjykimin e ndeshjes dhe përballjes së vështirë ballë për ballë mes ‘Special One’ dhe arbitrit Anthony Taylor, pas ndeshjes (më vonë u sulmua verbalisht nga tifozët romanë në aeroport), disa persona të njohur e drejtuan gishtin nga trajneri prej Setubalit.
Mes tyre ishte edhe Xavi. “Shpresoj të mos jap kurrë një imazh të tillë”, – tha trajneri i Barcelonës duke komentuar sjelljen e Mourinhos, duke shkaktuar kështu reagimin e tifozëve të Romës, që u rreshtuan në mbrojtjen e trajnerit portugez. Fjalët e Xavit nuk i kanë pëlqyer as Serse Cosmit, trajnerit nga Umbria, që nuk e fshehu kurrë afeksionin verdhekuq:
— OcwSport.com (@ocwsport) June 3, 2023
"Hesht (mbylle gojën) bo*e, mos thuaj budallëqe", – ishte komenti i ish-trajnerit të Perugias (më vonë i fshirë, por ndërkohë u bë "viral") nën një postim që raportonte deklaratat e trajnerit Blaugrana.
Në fund të fundit, Cosmi është një tifoz i madh i Romës. "Që kur ishte djalë i ri, – shpjegoi ai në faqen zyrtare të klubit verdhekuq disa kohë më parë, – për vite me radhë e kam mbajtur foton e Tottit në portofolin tim". Një pasion që nuk e fshehu as kur ishte fjala për mbrojtjen e zjarrtë të Mourinhos nga kritikat morale të Xavit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





