Transmetuar më 06-06-2023, 07:53

Messi, Cristiano Ronaldo dhe Benzema, të tre bashkë. Jo në një ekip, por në ligën saudite. Leo e përshëndeti PSG-në me një disfatë, por festoi fitimin e titullit të Ligue 1, dhe kushedi nëse aventura e tij e radhës mund të mos jetë në Arabi, ku mund të përfundojë edhe Karim Benzema, pas lamtumirës zyrtare me Real Madridin.

CR7 i pret në ligën ku u transferua orej janarit, ndërkohë që Messi mori një mesazh të bukur "social" nga miku dhe shoku i tij i skuadrës, Neymar.

"Vëlla, nuk shkoi siç e kishim menduar, por u përpoqëm shumë. Ishte kënaqësi të ndaja edhe dy vite me ty. Suksese në aventurën tënde të re dhe qofsh i lumtur! Të dua", – ishte mesazhi prekës që Neymar i dedikoi argjentinasit në Instagram, duke aluduar edhe për dështimin në fitimin e Ligës së Kampionëve, objektivi i madh, por i dështuar sërish i PSG-së.

Messi iu përgjigj kështu: "Faleminderit Ney! Përtej gjithçkaje që na ka mbetur pa fituar, ndihem krenar që u rikthyem për t’u argëtuar duke luajtur së bashku dhe ndarë jetën e përditshme. Të uroj gjithë të mirat. Përveç të qenit kampion, je një njeri i madh dhe në fund të fundit kjo është ajo që ka rëndësi. Unë të dua shumë".