Transmetuar më 05-06-2023, 14:13

Nis sezoni i zjarreve në Orikum.

Zjarri ka nisur në toka me kallamishte ndërsa tashmë i është afruar një hoteli.

Zjarri sipas banorëve që denoncojnë ka mbi 1 orë që ka nisur.

Një automjet i zjarrfikëses ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit pranë perimetrit të hotelit.

Prej pamjeve nga vendngjarja mund të shihet se si flakët dhe tymi i zi po përhapen me shpejtësi.