Transmetuar më 05-06-2023, 11:55

Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkodër, ku biznesmenes dhe njëherazi ish-kandidates së Partisë Demokratike për anëtare këshilli, Alida Haxhiaj, i janë thyer xhamat e makinës.

Përmes një prononcimi për mediet, Haxhiaj e ka konsideruar ngjarjen një akt vandalist, i cili nuk përbën një mesazh të mirë për publikun.