Transmetuar më 05-06-2023, 11:51

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë javë në Tiranë të enjten.

Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.

Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.

Situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve.

Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës. TCh