Transmetuar më 05-06-2023, 10:33

Në puntatën e dytë të emisionit “1 herë mat” në E Diell në Top Channel, u trajtua çështja e një gruaje me kancer e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj.

“Do nisem për Turqi për kimioterapinë, dhe ata më premtuan që gjatë kohës që unë do trajtohem nuk do e takojnë njëri-tjetrin. Duket si kërkesë absurbe, por dua një farë qetësie.

"1 Herë Mat"/Prekëse, gruaja me kancer zbulon burrin e saj duke e tradhtuar me…: Kam kaq vite që duroj Ai më ka premtuar që nuk do vazhdojë me të gjatë kohës që unë trajtohem, unë do kthehem pas tre ditësh dhe dua të di nëse do e mbajnë premtimin se të dy janë betuar për fëmijët,” tha gruaja.

Shkënda Lili: Sapo ju të niseni ne do jemi në posición te shtëpia juaj, dhe gjatë kësaj kohe përkushtojuni vetes.

Investigimi fillon, dhe pasi bashkëshorti e dërgon klienten në aeroport ku ajo do niset për në Turqi, objektivi kthehet nga Rinasi dhe ndalon në Don Bosko.

Aty dallohet që po ndihmon me disa qese të dyshuarën si e dashura e tij, dhe bashkë ngjiten në apartament ku dalin pas 6 orësh.

Pas shqyrtimeve të bëra del se bashkëshorti dhe e dashura e tij e thyen premtimin sapo klientja u largua jashtë vendit.