Transmetuar më 05-06-2023, 08:24

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Balldre-Lezhë.

Një mjet me drejtuese femër ka përplasur një këmbësore.

Mësohet se kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është akoma në vendngjarje ku po kryhen veprimet procedurale nga grupi hetimor.

Ndërkohë, pasi ka kryer testin e alkoolit ai ka rezultuar negativ.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd