Transmetuar më 04-06-2023, 23:26
KORÇË- Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë mbrëmje në Korçë.
46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga informacionet paraprake mësohet se shkak për plagosjen ka qenë xhelozia.
Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, ndërsa ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar ambulancën dhe Policinë. Ndërsa i ati i saj, 46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur kontrollin për kapjen e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd