Transmetuar më 04-06-2023, 19:51

KAVAJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Qerretit në Kavajë.

Në aksident janë përfshirë 4 makina, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga përplasja e mjeteve.

Policia e Shtetit dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.