Transmetuar më 04-06-2023, 18:58

Albi Muhollari i mori jetën nënës s tij mbrëmjen e djeshme, duke e mbytur me qese plastmasi.

Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike e të riut, i cili thuhet se vuan nga depresioni.

24-vjeçari ishte kthyer përpara disa ditësh nga SHBA-ja ku jetonte prej vitesh, ndërsa kishte shfaqur shenjat e një gjendje të rënduar psikologjike. Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”.

I riu është ndjekur nga mjeku neurolog Koço Stathodhari, i cili pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka shfaqur shenja agresiviteti më herët.

“Ai banon në Amerikë, të dhëna nga familjarët për ndonjë problem në Amerikë ose ndonjë dokument spitalor nuk ka. Për herë të parë ka ardhur para dy ditëve në urgjencën e spitalit, është vlerësuar nga ne me qetësinë e duhur, me komunikimin normal, me arsyetimin e pranueshëm, pa shenja agesiviteti, ka marrë një qetësues të zakonshëm dhe është larguar në shtëpi i qetë”, thotë mjeku.