Transmetuar më 04-06-2023, 18:39

MILANO- Një sherr mes disa të rinjve ndodhur në Milano ku kanë mbetur të plagosur tre shqiptarë. Sipas mediave italiane, një i mitur ka mbetur i plagosur dhe dy të rinj të tjerë janë në gjendje shumë të rëndë. Pas konfliktit verbal, sherri degjeneroi në përdorimin e thikave.

Fillimisht personat u përleshën me grushte dhe shkelma, por më pas dhuna degjeneroi në përdorimin e thikave, ku për pasojë tre shqiptarët u plagosën. Autorët, të cilët janë anëtarë të bandës afrikano-veriore janë arratisur, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre. Por deri më tani, identiteti i asnjë prej tyre nuk dihet.