Transmetuar më 04-06-2023, 16:56

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Klosit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy turistë francezë, të cilat janë transportuar në spital.

Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.