Transmetuar më 04-06-2023, 16:24

Një 70 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet se duke drejtuar makinën tip Benz ka përplasur një shtetase.

Sipas policisë mësohet se për shkak të përplasjes shtetasja ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Me datë 04.06.2023, qytetin e Peshkopisë, 70 vjeçari, duke drejtuar një automjet tip ‘Benz’, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shoferit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, thuhet në njoftimin e policisë.