Transmetuar më 04-06-2023, 11:54

MALËSI E MADHE- Një parcelë me kanabis është zbuluar ditën e sotme në Malësinë e Madhe. Mësohet se nga parcela janë gjetur 116 bimë kanabis, të cilat janë asgjesuar. Ndërkohë që në pranga ka rënë një 28-vjeçar, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij 44-vjeçar është shpallur në kërkim.

Policia njofton se ‘vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohen në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, janë një 28 vjeçar banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, një 44 vjeçari, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe. Vijon puna për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.’