Transmetuar më 04-06-2023, 08:08

TIRANË- Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Bërxullë.

Një fëmijë 6 vjeç me inicialet Sh.Kabeta humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

I mituri ishte ulur në një tavolinë në lokalin e të atit kur një makinë ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur. Për fat të keq vogëlushi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i makinës ka qenë me 160km/h kur e ka përplasur të miturin të cilin e ka dëmtuar në pjesën e kokës.

Ngjarja ka tronditur familjarët por edhe banorët e lagjes. Ata fajësojnë drejtuesit e mjeteve për aksidente të tilla por po ashtu mungesën e barrierave mbrojtëse.

Policia po punon për zbradhjen e rrethanave të aksidentit.

Pamje JOQ;