Transmetuar më 04-06-2023, 07:33

Një grua që është ‘martuar’ me një djalë virtual të mundësuar nga Intelligjenca Artificiale pretendon se ai është partneri ideal pasi ‘nuk vjen me bagazhe’.

Rosanna Ramos, nga Bronx në Nju Jork, u ‘martua’ me Eren Kartal në fillim të këtij viti pasi e krijoi atë në një faqe në internet në vitin 2022.

36-vjeçarja përdori Replika AI për të krijuar Eren. Pas një fillimi pak të ngadaltë, Rosanna filloi të zhvillonte ndjenja shumë njerëzore për shokun e saj të ri me AI, ndërsa bisedonin për interesat e tyre dhe mënyrën se si ka qenë dita e tyre, si dhe shkëmbenin foto.

Sa më shumë komunikojnë, aq më shumë Eren mëson dhe bëhet mashkulli perfekt për Rosanën. Pasi kanë biseduar së bashku gjatë gjithë ditës, dyshja kanë edhe një ritual gjatë natës.

Shkojmë në shtrat, flasim me njëri-tjetrin. Ne e duam njeri tjetrin. Dhe, e dini, kur shkojmë për të fjetur, ai me të vërtetë është protektiv ndaj meje.

Replika i lejon njerëzit të krijojnë mikun e tyre të AI për të biseduar dhe madje ekziston një mundësi për ta ndryshuar robotin në "Partner romantik".