Transmetuar më 03-06-2023, 23:36

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Djali mbyti nënën me plastmas, para 4 ditësh ishin kthyer nga Amerika

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Përmet, ku një 24-vjeçar mbyti nënën e tij.

I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën.

Ata jetonin në Amerikë dhe 4 ditë më parë ishin kthyer për pushime në Përmet, ku dhe ka ndodhur tragjedia.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë nga ana e djalit, si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin, nga i cili policia deklaron se vuante.

Policia informon se ‘më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’.