Transmetuar më 03-06-2023, 23:33

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në Bërxullë, ku humbi jetën një 7-vjeçar.

Mësohet se njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës.

Pikërisht brenda këtij lokali, në pjesën e xhamerisë, aty ku përfundoi dhe një nga mjetet, qëndronte fëmija.

Burime bëjnë me dije se lokali është në pronësi të babait të fëmijës. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.

Ndërkohë, policia është duke hetuar shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.

Shoferët e dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Ata u pyetën nga policia për dinamikën e aksidentit.