Transmetuar më 03-06-2023, 22:15

Mauro Icardi ka blerë makinën më të shtrenjtë në botë. Futbollisti është shumë i suksesshëm dhe ka një pasuri të konsiderueshme. Ai ka luajtur për klube të njohura si Barcelona, Inter Milan dhe Paris Saint-Germain. Kjo i ka mundësuar atij të sigurojë një jetë të pasur dhe të bëjë shpenzime të mëdha, përfshirë blerjen e makinave të shtrenjta.

Thuhet se ka shpenzuar shumën prej 25 milionë eurosh për ta bërë të tijën makinën më të shtrenjtë në botë. Ajo është Rolls Royce Boat Tail, një makinë e ndërtuar me dorë, e pajisur me një motor V12 me një kapaciteat 5,75 litra dhe një fuqi prej 571 kuaj fuqi. Në fakt, pronari i parë i konfirmuar i kësaj makine ishte çifti Beyonce dhe Jay Z, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe futbollisti argjentinas.

Nëse ky raportim nga mediat turke konfirmohet, Rolls Royce Boat Tail do të jetë makina më e shtrenjtë në koleksionin e Icardi-t. Për këtë model nuk do të prodhohen më shumë se tre të tilla, gjë që mund të justifikojë edhe çmimin stratosferik prej 25 milionë eurosh.