Transmetuar më 03-06-2023, 19:37

TIRANË- Aksident tragjik në Bërxull të Tiranës. Dy automjete janë përplasur mes tyre në rrugën "Shkëndija", ku për pasojë ka ndërruar jetë një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Policia informon se ‘rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën "Shkëndija", janë përplasur automjeti me drejtues E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.