Transmetuar më 03-06-2023, 15:05

Koment i ashpër i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ndaj sjelljes së fundit të Jose Mourinho. Referenca është episodi ku trajneri i Romës ofendoi arbitrin anglez Taylor në parkingun e stadiumit të Budapestit, pas humbjes në finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevilla.

"Secili sillet si të dojë nëse ndjen se është dëmtuar në një finale… Sidoqoftë, ne lojtarët dhe trajnerët duhet të japim shembullin pozitiv. Duke qenë se kërkojmë të mos na shajnë, duhet të jemi të parët që të japim shembullin në këtë drejtim. Sjellja është shumë e rëndësishme, shpresoj që futbolli të mos na e ofrojë më kurrë një imazh të tillë".

Situata me Messin – Janë ditë vendimtare për të njohur vendimin përfundimtar të Leo Messit, ndërsa Barcelona pret “OK” nga La Liga për planin e fizibilitetit. Diçka thelbësore për të qenë në gjendje të ekzekutojë udhërrëfyesin e saj sportiv si në nivel të lartë, ashtu edhe atë të ulët. Këtë e përsëriti Xavi Hernández në konferencën për shtyp para Celta-Barça.

Dëshira e tij për të nënshkruar me yllin argjentinas është e madhe. I pyetur nëse është nervoz për këtë, trajneri nga Egari tha: “Nuk do të ishte fjala e duhur, nervoz. Unë jam në pritje, sepse kam folur me të. Dhe do të isha veçanërisht i emocionuar. Kudo që ka luajtur, gjërat i kanë shkuar mirë. Do të isha i emocionuar, por është një vendim i tij më personal. Do të kuptoja çdo skenar, por si katalanas do të doja shumë të kthehej”.

Pak më parë ai kishte thënë për Messin se është një nga prioritetet e merkatos, por edhe ai i mesfushorit që do të zëvendësojë Sergio Busquet, i cili nuk do të udhëtojë në Vigo për të luajtur ndeshjen e fundit të kampionatit, përbën vramendje për trajnerin blaugrana:

“Prioritetet janë të qarta. Do të doja shumë që Leo të kthehej. Ai e di këtë dhe unë kam folur tashmë. Kjo varet nga ai. Përveç Leos, prioritet është edhe mesfushori-mbrojtës. Këto janë dy prioritetet ideale të skenarit që kemi. Do ta përmirësonin shumë skuadrën”.

Xavi u distancua se kur klubi do të jetë në gjendje t’i bëjë një ofertë formale dhe përfundimtare Leo Messit: “Kjo tashmë është një çështje e Mateu (Alemany) dhe presidentit. Personalisht kam folur me Leon për futbollin. Mund të na ndihmojë shumë, por përtej kësaj nuk mund të shkoj shumë më tej”.