Transmetuar më 03-06-2023, 14:30

Mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e "Euro 2024".

Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe iu është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit, në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave, stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë. Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad në Gjermani.

Stafi teknik i kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë, në mënyrë që të rikthehet sa më parë në fushën e lojës. Mbetet të shihet nëse trajneri Sylvinho do të thërrasë dikë tjetër në vend të Gjasulës, apo do të vijojë me të tyjerët, që i ka thirrur tashmë.