Transmetuar më 03-06-2023, 12:58

Suedia është gati të presë Kampionatin e parë Evropian të Seksit pasi u bë vendi i parë që regjistroi seksin si sport, thuhet në raport.

Federata Suedeze se Seksit thuhet se do të organizojë “garën”.

Kampionati Evropian i Seksit do të fillojë më 8 qershor 2023, duke u shtrirë në disa ditë dhe do të paraqesë pjesëmarrësit që garojnë për gjashtë orë çdo ditë, shtoi raporti.

Gjatë kësaj kohe, pjesëmarrësit do të garojnë për gjashtë orë çdo ditë për t’u përfshirë në aktivitetet e tyre përkatëse. Sipas raportimeve, deri më tani për kampionatin Evropian të Seksit kanë aplikuar 20 pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

Fituesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të përcaktohen përmes një kombinimi të tre jurive dhe vlerësimeve të audiencës.

Gjatë vlerësimit përfundimtar do të merren parasysh 70% e votave nga audienca, ndërsa pjesa e mbetur prej 30% do të vijë nga votat e gjyqtarëve, thuhet në raport. Garuesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të garojnë në 16 disiplina, ku përfshihen joshja, seksi oral, penetrimi etj.